EKSKLUZIVE: KF Malisheva dhe futbollisti i njohur i ndajnë rrugët

EKSKLUZIVE: KF Malisheva dhe futbollisti i njohur i ndajnë rrugët

Me të përfunduar sezoni vjeshtor në futbollin kosovar, klubet e Superligës kanë nisur të mendojnë për t’u përfocuar në merkaton e janarit, shkruan Gazeta Enigma.

Skuadra e KF Malishevës sezonin e nisi me trajnerin Arsim Thaçi, por më pas atë e shkarkoi për ta emëruar homologun e tij Sami Sermaxhaj.

Pas 18 ndeshjeve Malisheva pozicionohet në vendin e tetë me 19 pikë, po aq pikë sa ka edhe Trepça ’89 që pozicionohet në vendin e nëntë. Vendi i tetë Malishevën e dërgon në barazh, por edhe rrezikon që sezonin e ardhshëm të luajë në Ligën e Parë.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se mbrojtësi i krahut të majtë Qlirim Avduli dhe Malisheva I kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dy anshme.

Gjithashtu Enigma mëson se Malisheva është në kërkim të disa futbollistëve për ta përforcuar skuadrën.

Qlirim Avduli tashmë ka marrë disa oferta nga Superliga dhe pritet të vendos për skuadrën në ditët në vazhdim./GAZETA ENIGMA/

Related Articles