I dërguari special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka falënderuar Grupin e Socialistëve Demokrat për ftesën në Samitin e Liderëve të Ballkanit që u mbajt sot në Vjenë të Austrisë.
Lajçak, në fotografitë e ndara shihet se ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“E përshëndes angazhimin e fortë për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe mundësinë për të shkëmbyer pikëpamjet”, ka shkruar Lajçak, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se e mirëpret deklarimin e këtij samiti për aplikim e Kosovës në Bashkimin Evropian.