Serbët nisin vendosjen e barrikadave në veri

Serbët nisin vendosjen e barrikadave në veri
Serbët lokalë në pjesën veriore të Kosovës janë mbledhur në Rudarë, në afërsi të Zveçanit.

Përveç në Rudarë, serbët, ashtu siç raportohet në media janë mbledhur edhe në hyrje dhe në dalje të Leposaviqit.

Nga mediat lokale atje, raportohet se arsyeja e mbledhjes së serbëve në këtë pjesë, është për shkak të arrestimit të serbit në Jarinjë, i cili sipas informacioneve të plasuara nga Beogradi, ishte ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, teksa është dorëhequr së fundmi bashkë me kolegët e tij të të njëjtit nacionalitet.

Ashtu siç raportohet, serbët e mbledhur, për të cilët thuhet se ka edhe të maskuar, nuk duan që personi i arrestuar të dërgohet në Prishtinë.

Në raportime thuhet edhe se përveç mbledhjes së serbëve, atje kanë filluar të vendosen edhe barrikada.

Lidhur me këtë, lajmi.net ka tentuar të kontaktojë me zyrtarë nga Policia e Kosovës në veri, por që të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Related Articles