Tetë vdekje dhe 62 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tetë vdekje dhe 62 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tetë vdekje dhe 62 raste të reja me COVID-19, derisa 379 janë shëruar, raporton Gazeta Enigma.

Numri total i rasteve pozitive është 107.065 raste dhe 2.235 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 379 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.612 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.218.

379 TË SHËRUAR DHE 62 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, May 19, 2021

IKSHPK-ja bën thirrje për qytetarët t’a ruajnë distancën dhe t’a mbajnë higjienën.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles