Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, i ka përshëndetur deklaratat e ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Beograd.
Në deklarata kërkohet heqja e menjëhershme e barrikadave në Veri të Kosovës të vendosura nga serbët lokalë.
Po ashtu kërkohet edhe që të shmanget përshkallëzimi, si dhe dënohen sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.
“Nuk mund të pajtohem më shumë”, thotë Rama.
“Me zë të lartë dhe të qartë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë”, vazhdon ai në Twiterr.