Të dielën u luajt Superkupa e Kosovës në basketboll ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës, një ndeshje derbi e cila njihet për rivalitet që më shumë se 20 vite, raporton Gazeta Enigma.
Këtë përballje e fitoi Prishtina, por vandalizmi dhe dhuna në palestër dhe jashtë palestrës nga tifozët e këtyre dy skuadrave Torcida dhe Plisat ia prishën hijeshinë.
Të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, përballja e Superkupës mes Prishtinës dhe Trepçës u ndërpre disaherë për shkak të dhunës nga tifozët të cilët i shkatërruan ulëset duke i hedhur në parket.
Përleshja mes këtyre dy tifozërive vazhdoi edhe jashtë palestrës ku si pasoj e kësaj mbeten të lënduar katër policë dhe disa tifozë u bën për spital, shkruan Gazeta Enigma.
Por nëse kthehemi në kohë sezonin 1999/2000 tifozët e këtyre dy skuadrave nuk kishin hasmëri ndërmjetvete dhe festonin së bashku.
Në video shihet kur tifozët e Prishtinës, Plisat, brohorasin: Mitrovicë jemi me ty.
Kurse, Torcida e Mitrovicës, brohorasin: Prishtina, Prishtina.
Po ashtu gjatë lojës, të dy tifozërit brohrasin e këndonin “na jena vllazën”.