Qeveria e Kosovës sot do ta mbajë mbledhjen e radhës, e cila pritet të nis në orën 10:oo.
Ekzekutivi pritet t’i shqyrtojë 28 pika të rendit të ditës.
Ndër të tjera, pritet të shqyrtohet edhe kërkesa për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 3.7 për tejkalimin e krizës energjetike, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.