Kurti pranon letër falënderim nga kryeministri grek

Kurti pranon letër falënderim nga kryeministri grek

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër falënderim nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, për urimin që i ka bërë atij me rastin e 200-vjetorit të revolucionit grek.

Në letër falënderim, kryeministri Mitsotakis ka riafirmuar përkushtimin e Greqisë në promovimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes dy vendeve. Greqia do të vazhdojë qasjen e saj konstruktive në kuadër të promovimit të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, me synim përforcimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në rajon.

Related Articles