FC Ferizaj më të përfunduar sezoni vjeshtor në Superligën e Kosovës i largoi gjashtë futbollistë nga skuadra.
Arsyeja e largimit të këtyre futbollistëve vjen pasi kjo skuadër pozicionohet në vendin e fundit në tabelë me vetëm 13 pikë, shkruan Gazeta Enigma.
Pas largimit të gjashtë futbollistëve, Ferizaj nuk është duke qëndruar pasiv në aspektin e prurjeve të reja.
GAZETA ENIGMA mëson ekskluzivisht se FC Ferizaj ka transferuar futbollistin e parë në merkaton e dimrit.
Mbrojtësi i krahut të majtë, Qlirim Avdulli ka nënshkruar kontratë me Ferizajn dhe do të paraqitet me këtë skuadër në sezonin pranveror.
Avdulli në sezonin vjeshtor ishte pjesë e FC Malishevës.
Po ashtu Gazeta Enigma raportoi ekskluzivisht për ndërprerjen e kontratës mes Avdulit dhe Malishevës.
LEXO EDHE: EKSKLUZIVE: KF Malisheva dhe futbollisti i njohur i ndajnë rrugët