​Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim

​Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim

Përmes një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë iu rekomandon qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen kundër COVID-19 dhe të marrin vaksinën kundër gripit sezonal.

Thirrja e MSH-së vije pas rritjes së rasteve me COVID-19 në vendet të ndryshme të botës, edhe pse në Kosovë numri me të infektuar vazhdon të jetë i vogël.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bënë të ditur, se dy vaksinat e lartcekura mund të merren në të njëjtën kohë dhe ditë përcjell.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Ndërkohë që në vendin tonë, numri i rasteve me COVID-19, fatmirësisht mbetet i vogël, në vende të ndryshme të botës së fundi po regjistrohen raste në rritje nga infeksioni. Krahas rasteve të reja, format e COVID-19 të zgjatur, dinë të jenë problematike për shëndetin tuaj.

Së këndejmi, Ministria e Shëndetësisë ju rekomandon që të vazhdoni të vaksinoheni me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19 dhe, gjithashtu, edhe me vaksinën kundër Gripit sezonal.

Të dy këto vaksina mund të merren në të njëjtën kohë/ditë.

Vaksinat mbrojnë!

Related Articles