Serbia ka humbur gjysmë milioni njerëz në 11 vjet

Serbia ka humbur gjysmë milioni njerëz në 11 vjet

Në ambientet e Entit të Statistikave të Serbisë sot janë prezantuar rezultatet e regjistrimit të popullsisë, proces i cili është mbajtur nga 1 deri më 31 tetor të këtij viti.

Sipas rezultateve të para të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, në Republikën e Serbisë janë 6,690,887 banorë.

Kjo paraqet një rënie të numrit të njerëzve prej rreth 500,000 krahasuar me regjistrimin e fundit të popullsisë në vitin 2011.

Regjistrimi i këtij viti mblodhi të dhëna për 2,520,854 familje dhe 3,628,175 apartamente.

Mbi 100 mijë shqiptarë në Luginë

Lugina e Preshevës, me shumicë shqiptare, ka më shumë se 100 mijë banorë, bazuar në publikimin e rezultateve të para të regjistrimit të popullsisë në Serbi, nga Enti Republikan i Statistikave të këtij shteti.

Siç shkruan “Spektri”, sipas të dhënave, në Bujanoc janë regjistruar 54 mijë e 684 persona, ndërsa janë llogaritur 42 mijë e 634 banorë të kësaj komune. Në Komunën e Preshevës janë regjistruar 60,568 persona, ndërsa zyrtarisht llogariten vetëm 35.097 banorë.

Sipas sqarimit të autoriteteve serbe, regjistrimi përfshin çdo shtetas të Republikës së Serbisë me ose pa vendqëndrim në këtë shtet, të huaj me qëndrim të përhershëm dhe ata me lejeqëndrim të përkohshëm.

Related Articles