Duke filluar nga ora 10:00, Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare, ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Zyrtarët Publikë dhe i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik.
Ndërsa në ora 12:00 është paralajmëruar për seancë të jashtëzakonshme, ku pritet të shqyrtohet Strategjia e Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031. Pas kësaj, nga ora 13:00 ky institucion ligjvënës vazhdon me seancë të rregullt plenare.