Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ligji për zyrtarët publikë dhe ai për pagat në sektorin publik, dy pjesë të të njëjtit projekt, janë një hap i madh përpara ndryshimit thelbësor që e presin të gjithë.
Ai i ka falënderuar të gjithë deputetët dhe deputetet që mbështetën sot me votën e tyre këto dy ligje bazë për reformën në administratë publike.
“Përmes këtij ligji, ne do ta ngritim profesionalizmin e administratës publike, si dhe kapacitetet e saj për të dhënë shërbime të shpejta e cilësore, për shtetin e qytetarët”.