Së paku 27 persona janë lënduar kur një tribunë është shembur pjesërisht gjatë një ndeshje basketbolli në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, njofton “CBSNews”.
Zyrtarët thonë se pjesë të ulëseve kanë rënë mbi spektatorët, gjatë ndeshjes së Superkupës mes Al-Ahlyt dhe Ittihadit, ndërsa ka pasur edhe një stampedo në tribuna.
Ndeshja në palestrën “Hassan Moustafa” është ndërprerë pas kësaj ngjarje.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Egjiptit, Hossam Abdel-Ghaffar, ka thënë se shumica e të lënduarve janë me eshtra të thyer. Ai ka thënë se nuk ka persona që janë në rrezik për jetë.