Drejtuesi i emisionit “Kampionët”, Lorik Gashi ka konfirmuar se pas emisionit në Kanal 10, kanë vazhduar tensionet ndërmjet Faruk Statovcit e Abedin Zekës.
“Megjithatë, të ftuarit e tjerë dhe stafi kanë ndërhyrë për të evituar atë që s’duhet të ndodhte mes zotërinjëve Zeka dhe Statovci. Më vjen keq për atë që ka ndodhur dhe shpresoj ta vazhdojmë debatin për të gjitha temat e sportit në vitin tjetër”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Gashit:
Të nderuar miq të emisionit “Kampionët”
Në emisionin e fundit për këtë vit kemi diskutuar për (mos) licencimin e FFK-së, por debati i tensionuar, fatkeqësisht ka vazhduar edhe pas përfundimit të emisionit. Megjithatë, të ftuarit e tjerë dhe stafi kanë ndërhyrë për të evituar atë që s’duhet të ndodhte mes zotërinjëve Zeka dhe Statovci. Më vjen keq për atë që ka ndodhur dhe shpresoj ta vazhdojmë debatin për të gjitha temat e sportit në vitin tjetër.
/Gazeta Enigma/