Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka komentuar zhvillimet e fundit, duke thënë se dhuna e ditëve të fundit në Kosovës është e papranueshme.
Grenell ka fajësuar qeverinë e Albin Kurtit për tensionet e krijuara në veri, ndërkohë që nuk ka përmendur barrikadat e vendosura nga grupe të dyshimta kriminale, të cilat disa herë kanë sulmuar gazetarë e policë e së fundmi kanë shtënë edhe pranë patrullave të KFOR-it.
Për më shumë, Grenell i ka kërkuar Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken që t’ia shtroj disa kërkesa kryeministrit Kurti, që kanë të bëjnë me lirimin e të burgosurve serbe dhe mos-arrestimin e protestuesve paqësore.
“Albin Kurti vazhdon veprimet e tij të njëanshme në veri në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare”.
Grenell i kishte kërkuar Kurtit ta lirojë ish-policin serb, Dejan Pantiq, që u arrestua në veri.
Madje, ai kishte thënë se nëse Kurti nuk e liron Panqitin, SHBA duhet t’i ndal ndihmat për Kosovën.