Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se deklarata e përbashkët SHBA-BE është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se falë SHBA-ve dhe BE-së, u gjet sërish zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit.
Haradinaj ka shtua se sërish u dëshmua se partneriteti me ShBA dhe BE nuk ka alternativë.
Postimi i tij i plotë:
Deklarata e përbashkët SHBA-BE si përcaktim që problemet e hapura me Serbinë të zgjidhen me mjete politike, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë.
Falë Amerikës dhe BE-së, edhe një herë u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit.
Si gjithmonë edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me ShBA dhe BE nuk ka alternativë.