Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vizituar sot Klinikën e Pediatrisë dhe atë të Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar ka bërë të ditur se Vitia ka shpërndarë dhurata për fëmijët e shtrirë për spitalizim.
“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia dhe zëvendësministrja, Dr. Dafina Gexha- Bunjaku, kanë vizituar Klinikën e Pediatrisë dhe atë të Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke shpërndarë dhurata për fëmijët e shtrirë për spitalizim në kuadër të Repartit të Hemato- Onkologjisë dhe repartet e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se gjatë bashkëbisedimit me fëmijët dhe prindërit e tyre, ministri, Vitia ka uruar shërim të shpejt për ta.
Po ashtu Vitia ka theksuar angazhimin maskimal për furnizim me barna dhe material shpenzues dhe përkujdesje maksimale institucionale.
Ndryshe, kjo është vizita e parë e ministrit, Vitia në QKUK pas emërimit si ministër i Shëndetësisë.