“Situata në veri ishte një leksion i mirë për qeverinë e VV-në”

“Situata në veri ishte një leksion i mirë për qeverinë e VV-në”

Analisti Jusuf Thaçi ka deklaruar se situata në veri, është një leksion i mirë për Qeverinë Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se më situatën atje, Qeveria e ka kuptuar se veriu s’është çështje policore.

“Po besoj që ky është një leksion i mirë për Qeverinë, sepse realisht vetëm Qeveria e Vetëvendosjes nuk është ballafaquar realisht me problemin e veriut asnjëherë, për shkak se ka qenë në opozitë, dnmth më herët”.

“Po shpresoj që është leksion në kuptimin që tashmë është e qartë që veriu nuk është çështje policore sepse na e dimë që Policia e Kosovës ka mjaftueshëm kapacitete profesionale e infrastukturore për me i ndalë barrikadat atje ose me i largu barrikadat atje, mirëpo kjo nuk ndodhi sepse çështja e veriut është më shumë sesa çështje e forcave të brendshme. Për fatin tonë të keq, ky është realiteti”, ka thënë Thaçi në T7.

Related Articles