Gjuajti me armë zjarri në një aheng dhe plagosi një person, arrestohet i dyshuari

Gjuajti me armë zjarri në një aheng dhe plagosi një person, arrestohet i dyshuari

Policia ka arrestuar një person të dyshuar me inicialet N.M., pasi i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri.

Sipas Policisë, nga të shtënat që kanë ndodhur është qëlluar një person o cili vazhdon të trajtohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Rasti ka ndodhur në fshatin Dobidol të Rahovecit.

Njoftimi i plotë:

Stacioni Policor në Rahovec pasi kishte pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Dobidol-Rahovec, iu janë përgjigjur rastit dhe kanë arrestuar të dyshuarin N.M., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1968, i cili dyshohet se rreth orës 23:00 në një aheng kishte shtënë me armë zjarri.

Nga të shtëna dyshohet se aksidentalisht është qëlluar një person, mashkull i moshës madhore i cili vazhdon të trajtohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës për shkak të plagës së shkaktuar nga një predhë e plumbit.

Në cilësinë e provave materiale është konfiskuar një pistoletë prodhim turk me një karikator dhe katër gëzhoja të kalibrit 9mm.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Related Articles