Ministri për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Leo Docherty, ka thënë se është i kënaqur që ka parë heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.
Dockerty vuri në dukje në Twitter se tani është koha për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.
“Të gjitha palët tani duhet të ndihmojnë në krijimin e një klime pajtimi dhe të punojnë drejt një marrëveshjeje për të normalizuar marrëdhëniet për të mirën e të gjithë qytetarëve të tyre,” tha Dockerty