Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Ditëve të fundit kur ka pasur edhe mjegull janë shkaktuar aksidente të shumta në trafik. Vetëm gjatë ditës së djeshme ka pasur dhjetëra raste të tilla, teksa Sinjali ka mësuar detaje për një vetaksident në Pozheran të Vitisë.
Një sinjalizues i Sinjalit ka bërë me dije se një veturë është aksidentuar për shkak të shpejtësisë së tejkaluar dhe mjegullës, duke humbur kontrollin mbi veturë, me ç’rast është rrokullisur.
Për pasojë, dy persona janë lënduar, vet shoferi dhe një pasagjer, të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.