Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se Drenasi ka humbur mbi gjashtë milionë euro investime dhe mbi 200 milionë euro.
Sipas Lladrovcit kjo ka ndodhur nga keqbërësit.
“Oferta për investime ka qenë 6,151,000 euro, me 207 të punësuar, rreth 5.600 metra katror hapësira për komunën e Drenasit dhe 11,513 euro të hyra vjetore nga dhënia e pronave në shfrytëzim si dhe punësimet shtesë në objektet publike e private”, ka deklaruar Lladrovci.