Napoli me kontratë të re për Amir Rrahmanin

Napoli me kontratë të re për Amir Rrahmanin

Amir Rrahmani pritet të luajë në Napoli edhe për një kohë të gjatë.

Qendërmbrojtësi kosovar aktualisht është i lidhur me klubin italian me një kontratë e cila do të skadojë në verën e vitit 2024.

Megjithatë, mediat italiane raportojnë se palët e kanë arritur marrëveshjen për vazhdimin e saj.

Më saktësisht, kapiteni kosovar pritet ta nënshkruajë kontratën e re, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2027, pra do ta vazhdojë atë për tri vjet të tjerë.

28 vjeçari ka qenë protagonist në dy sezonet e fundit me Napolin dhe kjo ka bërë që napolitanët ta “blindojnë” ish-futbollistin e Dinamo Zagrebit e Veronës me një kontratë të re dhe afatgjate.

Edhe vetë futbollisti është i kënaqur në Napoli dhe e ka pranuar se do të donte ta vazhdojë karrierën në këtë ekip, ku është bërë njëri prej liderëve të trajnerit Luciano Spalletti.

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare pas takimit të drejtuesve të klubit me menaxherin e lojtarit, shkruan “Gazeta Express”.

Rrahmani ndërkohë ka ushtruar intensivisht kohëve të fundit dhe është i gatshëm për t’u rikthyer nga lëndimi, i cili e la jashtë fushës së blertë për disa muaj.

Ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Spalletti për super-ndeshjen e nesërme ndaj Interit.

Related Articles