Vendi i pajtimit mes familjeve shqiptare është shndërruar në deponi mbeturinash

Vendi i pajtimit mes familjeve shqiptare është shndërruar në deponi mbeturinash

“Anton Çetta ka qenë një patriot shumë i madh që ka ditë të bashkojë të gjithë shqiptarët”. Kështu e përkujton Anton Çettën ish-bashkëpunëtori i tij, Shaban Murati me rastin e ditëlindjes së tij.

Murati për tëvë1 tregon se gjatë pajtimit të gjaqeve mes familjeve shqiptare, qëllimin e kishin të përbashkët që armët t’ia kthenin pushtuesit.

“Neve na u ka nevojit më shumë se kurrë që ne ta përqafojmë njëri-tjetrin duke e ditur se kemi një armik të përbetuar i cili me çdo kusht për ta ka qenë të jetë pushka mes shqiptarëve mes vete dhe jo ta kenë lapsin shkollimin dhe drejtimet tjera”, tha Murati.

Madje, Murati tregon momente të bashkëveprimit me Anton Çettën, thotë se ndjenjat ishin të mëdha për të punuar krahas tij.

“Ka qenë ndjenjë shumë e madhe sepse ka qenë personalitet i madh për çështjen kombëtare që ka punuar për pajtimin e gjaqeve… Ndjenja ka qenë ajo se është pak e çuditshme, kemi pas kurajo të madhe edhe pse kemi qenë në okupim klasik ne kemi pasë guxim që ne kur jemi afru afër tij si afër një engjëlli”, shtoi ai.

E gjithë këto pajtime mes familjeve ishin organizuar gjatë viteve të 90-ta në vendin e quajtur “Fusha e Pajtimit” në Prishtinë.

28 vjet pas, ky vend tashmë nuk e ka funksionin e njëjtë.

Çetta i cili ishte edhe profesor e shkrimtar ka vdekur në vitin 1995 në moshën 75-vjeçare.

Në nderim të veprës së tij në oborrin e Universitetit të Prishtinës gjatë vitit të kaluar ishte ngritur një shtatore.

Related Articles