Këta janë dy personat e plagosur në Shtërpcë
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur sot se rreth orës 15:19 ka pranuar informacion se në fshatin Drajkovc të Shtërpcës janë plagosur dy persona njëri 11 vjeç dhe tjetri 31 vjeç.
Siç potencon policia, plagosja ka ndodhur nga arma e zjarrit nga person apo persona të panjohur të cilët kishin qenë duke lëvizur me automjet të udhëtarëve në rrugën nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Të lënduarve iu është dhënë ndihmë në QKMF në Shtërpcë dhe pastaj janë dërguar me Ambulancë në Graçanicë.
“Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Kosovo Online ndërkohë ka publikuar një video të dy personave që janë plagosur.