Dy xhami në Prishtinë brenda pak orëve kanë qenë cak i hajnave.
Imami i një xhamie në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë ka raportuar gjatë ditës së djeshme në Polici se persona të panjohur, kanë depërtuar me forcë brenda xhamisë dhe i kanë vjedhur rreth 150 euro para kesh.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 07:00, ndërsa rasti ende është në procedurë hetimore.
Ndërsa në një xhami tjetër në rrugën ‘Ibrahim Luftiu’ në Prishtinë, persona të panjohur kannë thyer arkën e xhamisë dhe kanë vjedhur 5 euro, si dhe kanë dëmtuar kamerat e sigurisë.
Gjithashtu edhe ky rast është në procedurë hetimore.