Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur se ushtarët ukrainas po zmbrapsin sulmet e vazhdueshme në qytetin Bakhmut në rajonin lindor të Donbasit.
Ai tha se në muajt e fundit në Bakhmut kanë qenë luftimet më të ashpra të luftës deri më tani, raporton Sky News.
“Bakhmut po qëndron pavarësisht gjithçkaje. Dhe megjithëse pjesa më e madhe e qytetit është shkatërruar nga sulmet ruse, ushtarët tanë po zmbrapsin përpjekjet e vazhdueshme ruse për të avancuar”, është shprehur Zelensky.