Arrestohen një grua dhe katër burra në Gjakovë, dyshohen për trafikim me njerëz

Arrestohen një grua dhe katër burra në Gjakovë, dyshohen për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Gjakovë një shtetase të Shqipërisë dhe katër kosovarë nën dyshimet për trafikim me njerëz, raporton Gazeta “Enigma”.

Gjithashtu është identifikuar edhe një shtetase e Shqipërisë që dyshohet se ishte viktimë e trafikimit.
E dyshuara, shtetasja e Shqipërisë është dërguar në mbajtje ndërsa 4 burrat pas intervistimit janë liruar.

“Më 08.01.2023 pas hetimeve intensive janë arrestuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë dhe katër meshkuj kosovarë si dhe është identifikuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë si viktimë e trafikimit e cila është trajtuar sipas procedurave dhe standardeve për viktima të trafikuara. E dyshuara femër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit meshkuj pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të Policisë. / Gazeta Enigma.

Related Articles