Të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, theksojnë se për të dalë nga Kosova për në Serbi, përmes pikës kufitare tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 20 minuta, raporton Gazeta “Enigma”.
Kolona në këtë pikë kalim kufitarë është 50 metra.
Kurse në pikë kalimin në Merdarë pritje për të dalë nga Kosova janë 10 deri në 15 minuta dhe kolona e veturave është 30 metra.
Po ashtu, në të gjitha pikat tjera kufitare për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova, pritjet nuk janë më shumë se 5 minuta.