Duhet pritur edhe dy javë për të parë Cristiano Ronaldon në fushë, në ndeshje zyrtare, me fanellën e skuadrës së tij të re, Al Nassr.
“Ylli” portugez do të debutojë në aventurën e tij të ri në Arabinë Saudite (Saudi Pro League), më 22 janar, kundër Al-Ettifaq. Ishte vetë trajneri Rudi Garcia që zbuloi për fansat e CR7 momentin e debutimit.
“Nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme kundër Al-Shabab, sepse është i skualifikuar. Do të jetë në sfidën kundër Al-Ettifaq, më 22 janar.”
Vërtetohet në këtë mënyrë ajo që shkruan mediet angleze, që Ronaldo, para se të zbresë në fushë, duhet të shlyejë pezullimi prej ndy ndeshjes që mori në Angli për sjellje të pahijshme ndaj një tifozi adoleshent, të cilit i hodhi celularin në tokë.