Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka folur për rritjen e çmimeve në Republikën e Kosovës, ku ka thënë se rritja çmimeve nuk është gjithmonë për të njëjtin faktor siç është lufta në Ukrainë.
Por Gërxhali ka thënë se tani është koha kur duhet që të merren masa për rritjen e çmimeve.
“Është e vërtet që ngritja e çmimeve ka marrë përmasa shqetësuese, e në veçanti për shtresën skamnore të qytetarëve të vendit”.
Më tej ai ka thënë se Republika e Kosovës është e varur nga importi i mallrave, dhe në vitin 2022 është shënuar një rekord i ri i importit në vlerë për mbi 5 miliardë euro mallra.
“Kemi pasur një inflacion deri në 20 për qind, kjo e bënë një situatë alarmante, se produktet esenciale janë shtrenjtua, siç është qumështi, djathi mishi, vezët”, ka shtuar Gërxhaliu.
“Bizneset duhet të monitorohen, nga inspektorati dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës edhe organet tjera të shtetit, sepse një ngritje e tillë e çmimeve dëmton aspektin social në Kosovës. Ne nuk kemi ngritje të pagave as në sektorin shtetëror as në atë privatë”, ka theksuar Gërxhaliu.
Më tej, ai ka përfunduar duke thënë se produktet serbe në Kosovë nuk i sjellin qytetarët por tregtarët, kurse rritja e çmimeve sipas tij nuk bëhet nga qytetarët por nga ana e tregtarëve.