Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se 2022-ta ishte vit i zhvillimit dhe përmirësimit të gjithmbarshëm, e veçanërisht në ekonomi.
Ai thotë se është rritur vlera e eksporteve, janë rritur të hyrat tatimore e doganore, janë rritur investimet e huaja.
“Ky vit ishte vit i zhvillimit dhe përmirësimit të gjithmbarshëm, e veçanërisht në ekonomi: Është rritur për 23% vlera e eksporteve. Janë eksportuar mallra në vlerë 801 milionë euro”, ka shkruar ndër të tjera ai.