Iniciuesi i fushatës “Besa – besë” për “Enigmën”: Krenaria kombëtare s’duhet t’i lejoj kosovarët të blejnë produkte serbe

Iniciuesi i fushatës “Besa – besë” për “Enigmën”: Krenaria kombëtare s’duhet t’i lejoj kosovarët të blejnë produkte serbe



“Po synojmë që ti vetëdisojmë qytetarët dhe ta rikthejmë krenarinë kombëtare, që ajo mos ta lejon kosovarin të blej prodhime serbe por edhe shqiptarin që është në gjitha trojet shqiptare dhe diasporë”, kështu ka deklaruar iniciuesi i fushatë “Besa – Besë”, Burim Piraj në një intervistë për Gazetën “Enigma”.

Ai mes tjerash ka thënë se vërehet rënie e dukshme e shitjes së produkteve serbe pas nisjes së  fushatës “Besa – Besë”.

“Kauza do të vazhdon në këtë stil. Ne e kemi një Këshill prej 15 anëtarëve i cili i harton strategjitë e grupit. Është e paraparë që të kemi sa më shumë deklarata për media dhe të kemi takime me personalitete të ndryshme me ndikim nga Kosova dhe së bashku me ta të bëjmë thirrje dhe shpjegime të ndryshme ashtu që qytetarët të vetëdisohen dhe ta rikthejmë krenarinë kombëtare, që krenaria kombëtare të mos e lejon kosovarin të blej prodhime serbe por edhe shqiptarin që është në gjitha trojet shqiptare dhe diasporë”, theksoi ai.

Tutje ai shtoi se “Serbët neve po na konsiderojnë si rob dhe ne nuk duhet lejuar që dikush të na trajtoj si rob, dhe ne të bëhemi rob e të blejmë produkte të tyre, por nëse nuk ka zëvendësim të tyre të mos blejmë fare”.

Pronari i kompanisë “Meka”, tutje për “Enigmën” ka potencuar se rënia e produkteve serbe vërehet dukshëm të tregun kosovar, gjë për të cilën ai ndjehet i lumtur.

“Ne ndjehemi të lumtur për rënien e shitjes së produkteve serbe, ne kemi punuar qe 15 muaj dhe kur arrihet rezultati atëherë është kënaqësi e madhe dhe na jep motiv për të punuar edhe më shumë. Ne kur e kemi filluar fushatën kemi menduar se së paku 5 vite do të merremi me këtë fushatë për arsye se për dy dekada njerëzit në mënyrë të pavetëdijshme kanë blerë prodhime serbe dhe do duhej kohë deri sa ata t’i informojmë në lidhje me produkte që vijnë nga Serbia dhe t’i vetëdisojmë për arsyet se pse nuk duhet ti blejnë ato” shtoi ai.

Ai beson se produktet serbe s’ka nevojë të zëvendësohen, pasi sipas tij ato nuk janë jetike për qytetarët kosovar.

“Nuk ka nevojë të zëvendësohen prodhimet serbe. S’po kërkojmë të zëvendësohen prej askujt, vetëm thjeshtë të mos blihen ato. Çështje e tregtarëve është se çfarë produkte ju shkojnë në treg dhe se a do të marrin nga Shqipëria apo nga vendet tjera është çështje e tyre të vendosin, por tregtarët nuk vendosin pa praninë e konsumatorëve, sepse ata janë mbret të tregut dhe ata i dirigjojnë tregtarët çfarë të sjellin në treg”, theksoi ai.  

Tutje Piraj vlerëson se produktet serbe s’duhet të blihen për mirëqenien e fëmijëve tanë.

“Ne nuk e detyrojmë askënd me dhunë dhe nuk e detyrojmë askënd të mendoj sikur ne, gjithkush e ka mendimin e vet mirëpo të gjithë ata që e ndiejnë krenarinë e të qenit shqiptar mendojmë se ata nuk janë të lumtur me blerjen e produkteve serbe dhe nëse i blejnë ata nuk shkojnë të lumtur në shtëpinë e vet, nëse kanë në shportën e tyre një produkt serb dhe kur ta përdorin atë produkt”, ka thënë Piraj.

Mes tjerash afaristi kosovar thekson se “Ashtu që të ndehen mirë , rehat e krenar për vendin e tyre dhe ardhmërinë e fëmijëve të tyre, braktisja e blerjes së produkteve serbe është opsioni më i mirë i zgjedhur”. / Gazeta Enigma

Related Articles