Konfirmohet lajmi i Enigmës, Sedat Pajaziti zyrtarizohet si trajner i KF Kikës

Konfirmohet lajmi i Enigmës, Sedat Pajaziti zyrtarizohet si trajner i KF Kikës

Gazeta Enigma ka raportuar gjatë ditë së sotme se klubi nga Liga e Parë, KF Kika kishte arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Sedat Pajaziti, menjëherë pas largimit të Trimnor Hasanit.

KF Kika para disa minutave e ka zyrtarizuar emërimin e Sedat Pajazitit si trajner të tyre duke u konfirmuar lajmi i Gazetës Enigma.

“KF Kika njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Sedat Pajaziti që ta drejtoj klubin tonë në pozitën e kryetrajnerit për sezonin pranveror”, ka njoftuar KF Kika.

Po ashtu Kika nga Hogoshti ka bërë të ditura se do të ketë ndryshime edhe të lojtarët për sezonin pranveror./GAZETA ENIGMA/

Related Articles