Therje me thikë në Bregun e Diellit, shkak bëhet mosmarrëveshja në trafik

Therje me thikë në Bregun e Diellit, shkak bëhet mosmarrëveshja në trafik

Nj therjë me thikë ka ndodhur më herët në lagjën Bregu i Diellit në Prishtinë.

Indeksonline raporton se deri te rasti dyshohet të ketë ardhur pas një mosmarrëveshjeje në trafik.

Ndërkohë, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin.

“Sot rreth orës 17:30, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, personi G.B, mashkull, 45 vjeç, është sulmuar me një mjet i mprehtë dhe ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar” ka deklaruar Ahmeti.

Related Articles