Arsenali e ka fituar kryendeshjen e javës së 20-të në Premierligë duke triumfuar në derbin londinez kundër Tottenham Hotspur.
“Topçinjtë” fituan 0:2 ndaj “Spurs” në stadiumin e Tottenham Hotspur.
Pas përfundimit të ndeshjes, një tifoz i Tottenhamit e ka shqelmuar portierin e Arsenalit, Aaron Ramsdale, raporton Gazeta Enigma.
Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta është lider i Premierligës me 47 pikë, tani tetë më shumë se City një vend më poshtë.
Më poshtë mund ta shikoni videon nga dhuna në derbin e Londrës: /Gazeta Enigma/