Arsenali e ka fituar kryendeshjen e javës së 20-të në Premierligë duke triumfuar në derbin londinez kundër Tottenham Hotspur.
“Topçinjtë” fituan 0:2 ndaj “Spurs” në stadiumin e Tottenham Hotspur.
Pas ndeshjes ka ndodhur një skandal i madh.
Derisa kishe një tollovi të lojtarëve pranë tribunave, portieri mysafir, Aaron Ramsdale ishte “viktimë”.
Portieri anglez u godit me shkelm nga një tifoz i Tottenhamit.
Tottenhemi ka reaguar në një deklaratë dhe ka thënë se janë “shokuar”, duke premtuar se do të marrë masa ndaj tifozit në fjalë.
“Jemi të shokuar nga sjellja e një tifozi që tentoi të sulmonte portierin e Arsenalit Aaron Ramsdale në fund të lojës. Dhuna nuk ka vend në futboll. Klubi ka shqyrtuar pamjet e CCTV për të identifikuar tifozin dhe do të punojë me policinë për të ndërmarrë veprimet më të forta të mundshme, duke përfshirë ndalimin e menjëhershëm të hyrjes në stadiumin e Tottenhamit”, njoftojnë Spurs.