Partia Social Demokrate sot ka zhvilluar një aksion simbolik para ministrisë së Punëve të Jashtme, ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci.
E për të folur në lidhje me këtë, në “Info Magazinë” në Klan Kosova, ka qenë e ftuar Teuta Rrusta nga PSD-ja.
Ajo është shprehur se Martin Berishaj asnjëherë nuk ka qenë i rëndësishëm në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Thënë të drejtën, Martin Berishaj ka ardhur shumë vonë në Vetëvendosje, është anëtarësuar sa ishim ne, por në atë kohë asnjëherë dhe në asnjë moment nuk ka pasur rol kyç, të rëndësishëm në organet e lëvizjes, pra ai ka qenë figurë mbështetëse, mbase ka mundur të lobojë diku për Vetëvendosjen, mirëpo asnjëherë nuk ka qenë figurë, asnjëherë s’ka qenë i rëndësishëm”.
“Për mua është e çuditshme heshtja e kryeministrit, kryeparlamentarit, mbrojtja që presidentja i bën, mbrojtja që Gërvalla i bën, mbrojtja që ky vazhdimisht e gjen. Ose është heshtje ose mbrojtje, nuk ka kritika, madje as të vogëla nga pushteti”, u shpreh tutje ajo.