Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për incidentet e fundit në Kosovë të shkaktuara nga serbët lokalë, ka thënë se i ka lutur ata që t’i heqin barrikadat në veri të vendit.
“Prandaj iu luta njerëzve. A mendoni se dikush nga serbët donte që ne t’i hiqnim barrikadat? Unë iu luta duke e ditur se ata kanë të drejtë në çdo gjë që thonë, por unë duhet të luftoj për t’ua shpëtuar jetën. E di që lufta është e gjatë. Nuk është sprint, por maratonë. Ne kemi nevojë për njerëz të gjallë për të fituar garën”, tha Vuçiq, raporton KO
Ai gjithashtu beson se e humbi një pjesë të popullaritetit të tij kur i bindi serbët të heqin barrikadat, por se shtoi se “e bëri këtë për të ruajtur paqen dhe jetët njerëzore”.
“Është në dorën tonë që të përpiqemi t’i qetësojmë marrëdhëniet dhe të përpiqemi t’i përmirësojmë ato, është e rëndësishme që ta bëjmë këtë me boshnjakët dhe me shqiptarët”.