Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot përmes një letre të nënshkruar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i janë drejtuar UNESCO-s.
Në këtë letër, Kurti ka bërë të ditur se i kanë kërkuar UNESCO-s, që katër monumentet e Kosovës që janë të listuara në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s (Manastiri i Deçanit, Patrikana e Pejës, Manastiri i Graçanicës dhe Kisha e Shën Premtes në Prizren) të largohen nga kategoria “në rrezik” pasi që rrethanat e sigurisë në Kosovë kanë ndryshuar tërësisht nga viti i largët 2006 kur këto monumente janë vlerësuar si të rrezikuara.
Postimi i plotë.