Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se në Zyrih të Zvicrës, ka nënshkruar një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate në Zvicër.
Kjo marrëveshje sipas tij, zoton thellimin e bashkëpunimin e tyre ndërpartiak, në fushat siç specifikon me interes të përbashkët.
”Sot në Cyrih me @cedricwwermuth ne nënshkruam një Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet @spschweiz & @LVetevendosje duke u zotuar të thellojmë bashkëpunimin tonë ndërpartiak në fushat me interes të përbashkët, veçanërisht në zhvillimin socio-ekonomik, angazhimin e diasporës, arsimin dhe dialogun politik”.
Kujtojmë që kryeministri Albin Kurti, udhëtoi së fundit në Zvicër për në Davos si pjesë e Forumit Ekonomik, si përfaqësues qeveritar i Kosovës.
Today in Zurich w/ @cedricwermuth we signed an Agreement of Cooperation between @spschweiz & @LVetevendosje pledging to deepen our inter-party cooperation in areas of common interest, especially socio-economic development, diaspora engagement, education and political dialogue. pic.twitter.com/3FFmLYaTZ0— Albin Kurti (@albinkurti) January 19, 2023