Ka përfunduar finalja e Superkupës së Kosovës mes Llapit dhe Ballkanit.
Ballkani doli fitues i takimit me rezultat minimal 0-1.
Kampioni në fuqi i Kosovës arriti të realizoi gol në minutën e 61’të të takimit me anë të Lumbardh Dellovës i cili shënoi me kokë.
Skuadra e Tahir Batatinës ishte me 10 lojtarë në fushë që nga minuta e 30’të e takimit kur Bekim Maliqi u përjashtua me karton të kuq.
Kujtojmë që ndeshja u zhvillua në Antalia të Turqisë.