Numër i madh i qytetarët të shtunën kanë nënshkruar peticionin e iniciuar nga Partia Socialdemokrate kundër gjobave të shqiptuara gjatë pandemisë.
Nol Nushi nga kjo parti ka bërë të ditur se dje për vetëm pesë orë janë mbledhur mbi 1000 nënshkrime, veç në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.
Ai ka paralajmëruar se nënshkrimi i peticionit do të vazhdojë edhe në komuna e tjera të vendit.
Sipas tij, nëse vazhdohet me këtë interesim të madh të qytetarëve për 10 ditë do të mbledhin nënshkrimet e nevojshme në mënyrë që të procedojnë për në Kuvendin e Kosovës.
“Mbledhja e nënshkrimeve ka filluar dje në ora 12 dhe ka zgjatur deri në ora 5 dhe janë mbledhur 10% e nënshkrimeve vetëm për një ditë. Interesimi është shumë i madh mirëpo prapë se prapë ka interesim të lartë edhe për ditën e stome. Ditëve në vazhdim do të jemi edhe në komuna të tjera edhe në sheshet tjera të qyteteve të Kosovës dhe do ti japim mundësinë qytetarëve që ti bashkohen kësaj nisme”.
“Dje kanë qenë 1100 nënshkrime sot ende nuk e kemi përfunduar por edhe sot të jetë ngjashëm që i bie se për një periudhë dhjetë ditore është dashur me përfunduar mbledhjen e nënshkrimeve. Është e rëndësishme sepse janë 200 mijë qytetarë që janë gjobitur personalisht nga ato gjoba ndërkohë që Qeveria nuk ka ndihmuar shumë financiarisht qytetarët dhe i ka ngarkuar me gjoba”.
“Numrat kanë filluar të bien ndërsa gjobat po rriten dhe është një paradox që po ndodh dhe jemi i vetmi vend që nuk ka vaksina. Andaj këto gjoba duhet të falen”.
Kurse Elhami Hasani, që nënshkroi peticionin tha se gjobat janë të jashtëligjshme dhe nuk duhet të paguhen, raporton EO.
“Mendoj që gjendja e jashtëzakonshme ka qenë e jashtëligjshme dhe nuk duhet të paguhen. Po ndoshta e ka efektin te ata që s’kanë mundësi të paguajnë”.
Peticioni ka filluar në nënshkruhet të premten në ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.