Real Madridi ende nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit francez, Kylian Mbappe, raporton “Marca” të enjten.
Tek ekipi spanjoll po planifikojnë transferimin e Mbappes nga Paris Saint-Germaini në fund të këtij sezoni. Madje, thuhet se Reali tashmë ka bërë ofertën për ta bindur Parisin që ta lirojë Mbappen
. Për kartonin e Mbappes, Reali është i gatshëm ta ofrojë në shkëmbim brazilianin Vinicius Junior plus para për sulmuesin francez. Viniciusi pëlqehet shumë nga Parisi dhe gjasat janë të mëdha që kjo marrëveshje mes klubeve të finalizohet në verë. Si Mbappe ashtu edhe Viniciusi kanë kontrata valide deri në verën e vitit të ardhshëm. Mbappe 24-vjeçar ka 25 gola këtë sezon për Parisin, ndërsa Viniciusi në 27 ndeshje të luajtura për Realin ka realizuar 11 gola dhe ka bërë 5 asistime.