Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka komentuar ndryshimet që pësoi me kalimin e kohës propozimi i Bashkimit Evropian me të cilin synohet normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Planit franko-gjerman çdo ditë po i shtohet nga një pikë, por nuk iu shtua pika e njohjes reciproke. Kjo tregon dobësinë e qeverisë së Kosovës”, shkroi Tahiri.
Postimi: