Stresi, banori i Big Brother Vip Kosova, i ka komentuar çiftet që janë krijuar brenda shtëpisë më të madhe në vend.
Ai, derisa ishte duke qëndruar në dhomën e gjumit me Vivienin, Andin dhe Gresën, e dha një deklaratë që se ka thënë më herët.
“Mendoj se në këtë shtëpi dashuria e vërtetë kanë qenë Geti – Vivien dhe Andi – Gresa”, ka thënë Stresi.
Ndërsa, dy persona të tjerë të cilët kanë shprehur pëlqime për njëri-tjetrin në shtëpi janë Juliana dhe Atdheu.