Publikohet videoja e sulmit me çekiç ndaj Paul Pelosit (VIDEO)

Publikohet videoja e sulmit me çekiç ndaj Paul Pelosit (VIDEO)

Gjykata e Lartë e San Franciskos ka publikuar video dhe audio të regjistruar gjatë sulmit të vitit të kaluar ndaj bashkëshortit të Nancy Pelosi, Paul Pelosi, duke përfshirë pamjet e kamerës së policisë që përshkruan momentin e sulmit.

Një nga videot tregon pamjet e kamerës së trupit nga oficerët që mbërritën në shtëpinë e Pelosit më 28 tetor 2022, kur ai u sulmua. Pamjet tregojnë kaosin e momentit në të cilin sulmuesi i dyshuar, David DePape, sulmoi.

Në video, e cila përfshin përmbajtje grafike dhe të dhunshme, Paul Pelosi dhe DePape të dy duket se kanë një dorë në çekiç dhe DePape po mban krahun e Pelosit kur oficerët hapën derën.

“Hiqni çekiçin”, thotë oficeri.

“Uh, jo”, përgjigjet DePape.

Më pas DePape e kapi çekiçin nga dora e Pelosit, u hodh drejt tij teksa e goditi në kokë. Oficerët nxituan në shtëpi, duke ndaluar DePapen dhe duke e vënë në pranga.

KUJDES! PAMJE TË RËNDA!

Përveç pamjeve të kamerës së trupit, skedarët përfshijnë audio nga një intervistë policore me DePape, telefonata 911 e bërë nga Paul Pelosi ndërsa DePape ishte në shtëpi dhe video e mbikëqyrjes që tregon DePape duke hyrë në shtëpi, raporton CNN.

Pas sulmit, Paul Pelosi iu nënshtrua një operacioni për të riparuar një frakturë të kafkës dhe lëndime serioze në krahun e djathtë dhe duart.

Related Articles