Fundjava në Kosovë me mot të ftohtë dhe reshje të dobëta bore

Fundjava në Kosovë me mot të ftohtë dhe reshje të dobëta bore

Mbi vendin tonë gjatë fundjavës do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.

Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Related Articles