Mbrëmjen e së premtes në fshatin Bellopojë të Pejës, policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi gjatë kontrollit, të dyshuarit i është gjetur substanca narktoike marihuanë, kokainë dhe një pistolete, raporton Gazeta Enigma.
Sasia e substancës së dyshuar narkotike në peshë sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës ka qenë 389,8 gram marihuanë dhe 46.2 gram kokainë, e që më vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Bellopojë, Pejë 21.05.2021 – 23:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar , një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë : 389,8 gram marihuanë 46.2 gram Kokainë dhe një pistoletë . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh./Gazeta Enigma/